Komuna e Prishtinës do të paguaj subvencione për familjet me asistencë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara

24 Nëntor, 2020 - 6:53 pm

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se do të ndahen subvencione prej 80 eurosh për familjet me asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe për personat me aftësi të kufizuara në këtë komunë, shkruan KultPlus.

Këtë Ahmeti e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shtuar se pagesat do të bëhen në muajin dhjetor.

“Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilen familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor”, ka shkruar Ahmeti./ KultPlus.com

Të ngjajshme