Komuna e Prishtinës ndan 70-të mijë euro për t’i furnizuar biblotekat me libra të rinj

5 Mars, 2021 - 9:25 pm

Komuna e Prishtinës ka ndarë 70 mijë euro për furnizim të bibliotekave me libra për këtë vit.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha tha se do të furnizohet me libra biblioteka “Hivzi Sylejmani”.

“Do të bëjmë furnizimin me libra, këtë vit kemi ndarë një shumë prej 70 mijë euro, do të furnizojmë me libra bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, ku kësaj radhe do të jemi edhe më transparentë dhe do të bëjmë një thirrje publike për qytetarët që të na sugjerojnë se çfarë libra të blejmë për këtë bibliotekë, në mënyre që qytetarët, studentët, fëmijët t’i gjejnë ato në këtë bibliotekë.”, ka thënë Berisha në KTV, transmeton KultPlus.

Ai ka thënë po ashtu se janë nënshkruar edhe disa kontrata që pritet të zbatohen gjatë këtij viti siç janë: qendra multifunksionale me fokus në Bibliotekë në Kodrën e Trimave, ndërtimi i InfoPoint tek sheshi Zahir Pajaziti ku është e vendosur Ministria e Zhvillimit Ekonomik, kontrata për art në hapësirë publike dhe renovimi i hapësirave të institucioneve vartëse. / KultPlus.com

Të ngjajshme