Komuna më e vjetër në Itali do të presë më në fund një fëmijë, s’ndodhte prej 23 vjetësh

15 Dhjetor, 2020 - 5:19 pm

Quhet Fascia, provinca e Genova-s dhe, nga vetë emri, nuk është një vend ekzotik që ju fton të udhëtoni.

Gjatë pandemisë 73 banorët e fshatit ishin vetëm, pa hyrje dhe dalje duke qenë të mbrojtur edhe nga pandemia.

Komuna më e vjetër në Itali, siç është vërtetuar nga ISTAT, së shpejti do të bëhet vendlindja e një fëmije, diçka që nuk ndodhte prej 23 vjetësh, raporton Ora News.

Fascia, me 73 banorë, është komuna më e vjetër në Itali me një moshë mesatare që tejkalon 66 vjeç.

Një vend i “kursyer” nga covid Kryetari i bashkisë së qytetit të vogël Val Trebbia, në provincën e Genova, është një ‘i ri’ 49-vjeçar i cili është një sipërmarrës, Marco Gallizia.

Ai nuk shqetësohet për moshën e dokumentuar të fshatit të tij, përkundrazi shprehet: “Ne jemi fshati më i vjetër, por këtu jetoni vërtet mirë falë ajrit të pastër, mungesës së ndotjes dhe produkteve të tokës sonë nga e cila lind ushqimi i shëndetshëm“.

 Fascia, në verë shkon nga 73 në 1800 banorë falë shtëpive të dyta dhe pushuesve, ku shumica e qytetarëve janë midis moshës 80 dhe 90 vjeç, por në këtë vit të veçantë ajo ka regjistruar një fakt që sjell shpresë.

Kryetari e paraqet atë kështu. “Një çift në të tridhjetat u zhvendos për arsye pune, dhe ishte vërtet një shenjë e mirë”, citojnë mediat italiane.

Zyra e regjistrimit të Fascia do të regjistrojë një lindje, e para pas 23 vjetësh./ KultPlus.com

Të ngjajshme