Komuniteti i Termokiss fillon me qepjen e maskave

6 Maj, 2020 - 6:00 pm

Komuniteti Termokiss ka filluar një kampanjë për qepjen e maskave dhe shpërndarjen e tyre në familjet në nevojë në këtë kohë pandemie.

Por, ky komunitet kërkon edhe ndihmën e të gjithë atyre që mund të japin kontributin në këtë punë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, ata dëshirojnë që kampanja të shërbejë edhe si sensibilizim për përdorim më të gjerë të maskave në shoqëri.

“#Maskapërkrejt është një kampanjë e cila fillimisht ka nisë në Çeki, ku përmes platformave të ndryshme njerëzit janë mobilizuar dhe kanë mundësuar një qasje ma të lehtë në maska. Tani po bashkëpunojmë me Komunën e Prishtinës ku po mundohemi t’i krijojmë dhe shpërndajmë 12.000 maska në komunën e Prishtinës që do të bashkëngjiten në pakot ushqimore për familjet në nevojë”.

“Tani kemi nevojë për njerëz më shumë se kurrë! Sfida e parë është t’i krijojmë 5000 maska për shpërndarjen e parë të pakove që do të bëhet më 8 maj. Na duhen njerëz që kanë dëshirë të kontribuojnë dhe kanë makinë të qepjes, ndërsa materialin e siguron dhe transporton Termokiss”.

Të ngjajshme