Koncert madhështor nga Sinan Vllasaliu me Orkestër në Prishtina Gastronomy Festival

13 Korrik, 2023 - 3:28 pm

“Plagët e lirisë” është albumi i famshëm i këngëve hit të viteve 90’, të artistit të mirënjohur e shumë të dashur për publikun Sinan Vllasaliu.

Nëntë hitet e këtij albumi duke përfshirë “Luj Lirie”, “Dudije”, “Plagët e lirisë” si dhe shumë hite të albumeve tjera të Sinan Vllasaliut, do të keni kënaqësinë t’i dëgjoni të interpretohen drejtpërdrejtë nga vet artisti, me një super orkestër përbërë prej 10 profesionistëve, me datë 21 korrik duke filluar nga ora 21:00 në skenën e Festivalit të Gastronomisë.

Ky koncert i Sinan Vllasaliut do të rikthej muzikën e viteve të 90-ta si dhe kujtimet e bukura nga ajo kohë të krijuara përmes këtyre këngëve.

https://www.facebook.com/100063476986139/videos/670241911800751

E derisa si publik do të keni mundësinë të kënaqni shqisat e dëgjimit përmes muzikës e që bashkë të këndoni këngët e preferuara, shqisat e shijimit mund t’i kënaqni përmes pijeve e ushqimeve të shumëllojshme që mund t’i gjeni brenda hapësirës së festivalit në shumë prej shtëpizave të pranishme.

Prandaj, mos harroni, rezervoni në kalendarin tuaj datën 21 korrik për të ndjekur nga afër koncertin spektakolar të të madhit Sinan Vllasaliu.

E për të rezervuar biletën tuaj vizitoni linkun www.rave-travel.com dhe klikoni Prishtina Gastronomy Festival, si dhe zgjidhni datën cilën po kërkoni.

Për t’i shtuar momente të bukura jetës suaj, Prishtina Gastronomy Festival ju fton të shkoni me familje, me të dashur, me shoqëri, e me kolegë.

“Ejani dhe kënaquni së bashku nën tingujt e muzikës shqip, me shijën e ushqimit nën atmosferën e ngrohtë verore, në sheshin “Adem Jashari”, në zemër të Prishtinës”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme