Koncert në Lezhë në përkujtim të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

16 Janar, 2025 - 10:32 pm

Në 557-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Lezhë do të mbahet koncert kushtuar tij, përcjell KultPlus.

Në koncertin e organizuar nga Bashkia e Lezhës, do të performojnë mezosopranoja Besiana Mehmedi, soprano Adelina Paloja, Rudina Ciko, pianiste dhe Alba Muçolli pianiste.

Koncerti do të mbahet më 17 janar, në pallatin e Kulturës ‘Ndue Lazri’, nga ora 11:00./KultPlus.com

Të ngjajshme