Koncert solemn nderimi për 115 vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

23 Gusht, 2025 - 10:34 am

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales “Nëna Terezë” do të organizohet një koncert solemn në nderim të jetës dhe veprës së shenjtëreshës Shën Nënë Terezës.

Përmes kësaj mbrëmjeje që vjen si ndërthurje e artit, kujtesës dhe mirënjohjes shënohet zyrtarisht edhe fillimi i “DITËVE TË NËNË TEREZËS” 2025.

“Kjo mbrëmje do të sjellë një ndërthurje arti, kujtese dhe mirënjohjeje, në përulësi ndaj një figure që i përket mbarë njerëzimit dhe tempullit të saj në zemër të Prishtinës” thuhet në njoftim.

Koncerti mbahet  më 26 gusht 2025, në orën 19:30, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”. Pas koncertit organizohet edhe koktej në Qendrën “Bogdanipolis”./ KultPlus.com

Të ngjajshme