Konferenca “Diaspora Flet” mbledh qindra pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora

18 Maj, 2023 - 11:25 am

“Germin” organizon edicionin e tretë të konferencës më të madhe të diasporës shqiptare – “Diaspora Flet” në Prishtinë, Kosovë, më 18, 19 dhe 20 maj.

Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë.

Konferenca “Diaspora Flet” 2023 pritet të filloj sot në një ceremoni zyrtare nga ora 17:00-18:00 në Klan Arena.

Gjatë ditës së dytë, e Premte, datë 19 maj, konferenca do të filloj nga ora 06:30-07:30 me ushtrimet e organizuara nga alpinistja Mrika Nikqi në Parkun e Gërmisë. Pas kësaj, bëhet e ditur se konferenca do të vazhdoj me Sesionin Qeveritar: “Fondi i Diasporës për Ndikim & Korniza e Re e Angazhimit të Diasporës” ku folës kryesor do të jenë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Pjesëmarrësit do të mund të ndjekin panelet si: Diaspora për Zhvillim: Teknologjia, Sipërmarrësja dhe Investimet Kapitale, Integrimi i Perspektivës Gjinore në Debatin e Diasporës (Mundësuar nga GIZ Kosova), Transferimi i Njohurive dhe Shkathtësive: Mundësitë dhe Sfidat (Mundësuar nga Aktiviteti pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD) që financohet nga USAID), Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Qyteteve Tona (Mundësuar nga CARITAS-i Zvicran), Të drejtat e votimit dhe përfaqësimi i diasporës: çfarë po ndodh?, Identiteti dhe jeta kulturore në komunitetet e diasporës Si dhe shumë diskutime dhe aktivitete të tjera.

Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: https://diasporaflet.germin.org/sq. / KultPlus.com

Të ngjajshme