Konferenca më e madhe në fushën e teknologjisë u organizua në Kolegjin Universum

27 Maj, 2022 - 1:27 pm

Për të gjithë adhuruesit e tekonologjisë, në kampusin e Kolegji Universum, u mbajt konferenca më e madhe e fushës e organizuar nga Komuniteti Albanian Developers. Pjesëmarrës ishin ekspertët më të suksesshëm në fushën e IT. Gjatë eventit pati biseda, panele diskutimi, seminare dhe workshop.

Objektivi kryesor i Konferencës ishte të bashkojë njerëzit dhe të ndajë zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë, nga këndvështrimi i zhvilluesve. Zhvilluesit e rinj dhe zhvilluesit e ardhshëm patën mundësinë të marrin pjesë në seminare nga ekspertë të industrisë vendase dhe ndërkombëtare, ndaj kjo është edhe arsyeja pse Kolegji Universum, i jep rëndësi kaq të madhe ngjarjeve të tilla.

Përmes këtyre eventeve studentët e Kolegji Universum kanë mundësinë që të marrin njohuri të shumta rreth kësaj fushe, gjë që ju ndihmon të kyçen më shpejt në industrinë e IT-së.

A dëshironi edhe ju të jeni pjesë e eventeve më të mëdha në vend, apliko për informata www.universum-ks.org/sq/apliko/

Për më shumë informata rreth programit kontakto:+383 44 144 062[email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum  facebook & instagram.

Të ngjajshme