Konferenca Ndërkombëtare e trendeve në Nanoteknologji, për të dytin vit radhazi në Shqipëri

3 Tetor, 2022 - 9:53 am

Një nga konferencat më të mëdha shkencore botërore, që u organizua për herë të parë me sukses vitin e kaluar në Tiranë, rikthehet sërish në edicionin e dytë të saj në Shqipëri.

Konferenca e cila mbahet sot në Pallatin e Kongreseve marrin pjesë shkencëtarë dhe studiues nga rreth 20 vende të botës, nga Shqipëria, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Italia, Japonia, Turqia, Greqia, Republika Çeke, Izraeli, Kosova, Finlanda, Kolumbia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia, Danimarka, etj.

Edicioni i 22-të i Konferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022) po zë një vend të rëndësishëm pas suksesit të madh të konferencave të mëparshme të nanoteknologjisë.

Konferenca vjen veçanërisht për të nisur një seri të re konferencash të emërtuara nanoBalkan.  Kjo seri e takimeve shkencore të nivelit të lartë TNT synon të paraqesë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në nanoshkencë dhe nanoteknologji, si dhe politika të ndërlidhura me to ose iniciativa të tjera si nanoAlb. Ngjarjet e TNT kanë treguar se ato janë veçanërisht efektive në transmetimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve midis specialistëve në këtë fushë.

Struktura TNT2022 do të ruajë tiparet themelore të botimeve të mëparshme, duke ofruar një mundësi unike për ndërveprim të gjerë.

Me rastin e TNT2022 do të organizohen disa sesione specifike me tema të nxehta: Simpoziumi njëditor “Grafeni dhe 2DM”, Takoni redaktorët e revistës Biosensors dhe Bioelektronikë, Projektet/Rrjetëzimi i së ardhmes. /atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme