Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë gati të hapë dyert nesër

3 Qershor, 2022 - 10:15 pm

Kopshti i ri Zoologjik do të hapë dyert të shtunën e 4 qershorit, në mesditë, me një sërë surprizash për fëmijët e Tiranës, që do ta kthejnë vizitën në një eksperiencë të bukur për ta.

“Ja edhe bisha gati për nesër”, tha Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau pamjet e një tigri në rrjetet sociale.

Kopshti Zoologjik është konceptuar si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët, por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme.

Në hyrje të Kopshtit Zoologjik ka edhe një parking nëntokësor./ KultPlus.com

Të ngjajshme