Kopshti më i madh në botë, janë të mbjellura mbi 150 milionë lule

25 Tetor, 2022 - 11:30 pm

Dubai Miracle Garden, përkatësisht kopshti magjik në Dubai, është kopshti më i madh me lule natyrale në botë.

Nga viti 2013 është hapur për vizitorë. E në këtë kopsht janë mbjellë mbi 150 milionë lule, dhe shtrihen në një hapësirë prej 72 mijë metra katrorë.

Për ujitjen e këtyre luleve, shpenzohen mbi 700 mijë litra ujë në ditë.

Ky kopsht nga viti 2016 ka arritur të mbajë rekordin në librin Guiness, për skulpturën më të madhe të bërë nga lulet.

Fjala është për skulpturën në formë të aeroplanit Emirates Airbus A380. Dubai Miracle Garden është bërë destinacion i preferuar për numër të madh të adhurues të natyrës dhe shëtitjeve.

Gjithashtu atje shkojnë çifte që duan të martohen në një ambient të përkryer. Këtë kopsht e vizitojnë 1.5 milionë njerëz.

E çmimi për të hyrë në këtë kopsht për një person të rritur është 13 euro e për fëmijë 9 euro. / KultPlus.com

Të ngjajshme