Koronavirus ndryshon rregullat e Golden Globe

28 Mars, 2020 - 2:15 pm

Koronavirus ka ndaluar industrinë e kinematografisë dhe Golden Globe i duhet të bëj disa ndryshime. “Hollywood Foreign Press Association” ka njoftuar që për edicionin e ardhshëm të janarit do të konsiderohen edhe filmat që ende nuk kanë dalë në kinema.

Shoqata e gazetarëve ka specifikuar që do të pranohen dhe filma të cilët kanë dalë për herë të parë në television apo në një patformë streaming. Sipas rregullave të vjetra ishte e detyrueshme, që filmi të ishte shfaqur më parë në një sallë kinemaje përpara se të konkuronte në Golden Globe.

Masat janë të përkohshme dhe nuk është e qartë nëse “Academy Motion Pictures Arts and Sciences”, organi që organizon Oscarin, do të ndjekë të njëjtën lëvizje, por ka bërë me dije që po vlerëson opsione të ndryshme në kushtet e një skenari të pazakontë. /bw/ KultPlus.com

Të ngjajshme