Koronavirusi: Komuna e Prishtinës nis pastrimin e rrugëve me shampo (FOTO)

17 Mars, 2020 - 9:36 am

Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin e pastrimit të rrugëve në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera.

Sikur në disa vende të botës sot rrugët e kryeqytetit janë duke u pastruar me shampo, njofton Klan Kosova.

Ky pastrim po bëhet pas përhapjes së Koronavirusit, virus me të cilin janë konfirmuar deri më tash 16 raste.

Sipas koordinatorit për mirëmbajtjen e rrugëve, Bujar Abazi, kompanitë e kontraktuara nga komuna po punojnë me kapacitet të plotë që të lajnë edhe rrugët e lagjeve periferike të kryeqytetit. Abazi shtoi se sipas nevojës dhe në koordinim me institucionet përkatëse rrugët do të lahen edhe me klor. /KultPlus.com

Të ngjajshme