KosICT po sjell edicionin e 12-të, mbledhë figurat më me ndikim në botën e teknologjisë

9 Tetor, 2023 - 2:30 pm

Teknologjia është e pashmangshme në ditët tona dhe po ndryshon botën rreth nesh me shpejtësi të mahnitshme. Në Kosovë, Shoqata e Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK) është pionier në organizimin e një festivali të madh të teknologjisë që promovon inovacionin dhe ndikimin e teknologjisë në zhvillimin e vendit duke mbledhur figurat më me ndikim në botën e teknologjisë në Kosovë.

Këtë edicion, Festivali i Teknologjisë – KosICT ka mbështetjen e një partneri të rëndësishëm, ProCredit Bank, dhe po përgatitet për të sjellë një edicion të pamohueshëm.

Këtë vit, KosICT do të zhvillohet më 13 – 14 Tetor në Klan Arena në Prishtinë dhe do të mirëpres 35 folës, mbi 100 kompani vendase dhe të huaja dhe mbi 3 mijë pjesëmarrës.

Ky festival i teknologjisë është një ngjarje unike në rajon, ku profesionistë të teknologjisë, biznesit dhe inovatorët takohen për të ndarë ide, eksperienca dhe të zhvillojnë kontakte të reja.

KosICT këtë edicion do të ofrojë një gamë të gjerë të aktiviteteve, përfshirë prezantime nga ekspertë të fushës, punëtori praktike, konkurse dhe një zonë ekspozuese me kompani teknologjike të njohura. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe të ndajnë idetë e tyre me bashkëmoshatarët.

Tema e edicionit të 12-të është sfida ndaj të ardhmes, andaj KosICT synon të promovojë këtë sfidë me pasion përmes tri temave kryesore: Inteligjenca Artificiale, Siguria Kibernetike dhe Transformimi Dixhital.

Me sponsor gjeneral ProCredit Bank, KosICT 12 premton të jetë një ndër ngjarjet më të rëndësishme teknologjike në rajon. Ky festival do të ndihmojë në afrimin e komunitetit të teknologjisë dhe në ndërgjegjësimin e nevojave të Kosovës për të zhvilluar dhe përdorur teknologjinë në mënyrë më efektive.

Për të mësuar më shumë për KosICT 12 dhe për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj, biletat i gjeni në: https://kosict.com/

Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij festivali të madh dhe të ndani pasionin për teknologjinë me të gjithë komunitetin. / KultPlus.com

Të ngjajshme