Kosova fiton edhe një tjetër medalje, Laura Fazliu e argjendtë

21 Dhjetor, 2022 - 5:32 pm

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është paraqitur me shumë sukses në Masterin e Izraelit, shkruan KultPlus.

Fazliu ka arritur që të fitojë medaljen e argjendtë, duke u mposhtur në finale ndaj japonezes, Miku Takaichi me IPPON. 

Ajo ka garuar në kategorinë -63 kilogramë, derisa ka fituar 1260 pikë të tjera olimpike.

Distria Krasniqi fitoi të artën ditën e djeshme, ndërkaq Nora Gjakova u rendit e pesta.

Xhudistja tjetër, Loriana Kuka, ndeshet nesër. /KultPlus.com

Të ngjajshme