Kosova me ambasador të ri në Shkup, Prindon Sadriu ia dorëzon detyrën

25 Maj, 2022 - 3:51 pm

Ambasadori i nominuar, Florian Qehaja sot mori detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, përcjell KultPlus.

Me një ceremoni solemne, sot i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, i cili zyrtarisht mori detyrën nga Prindon Sadriu.

Ambasadori Qehaja falënderoj, Sadriun si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Qehaja sot pritet që ti dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme