3 Shtator, 2025 - 5:00 pm
Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që do të mbahet nga 4 deri më 14 shtator 2025 në Liverpool të Anglisë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëhiqet nga Donjeta Sadiku, medaliste botërore dhe evropiane, ndërsa pjesë e ekipit janë gjithashtu vëllezërit Bashkim dhe Shpëtim Bajoku si dhe Loris Idrizi, transmeton KultPlus.
Ky edicion shënon një moment historik, pasi është botërori i parë i organizuar nga Federata e re ndërkombëtare “World Boxing”, e cila ka marrë përsipër menaxhimin e këtij sporti në nivel global.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar sportistët për një short të favorshëm dhe u ka dëshiruar sukses në rrugëtimin e tyre drejt medaljeve. Pjesëmarrja në këtë ngjarje prestigjioze shihet si një hap i madh për afirmimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të boksit./KultPlus.com