Kosova zgjedhet organizatore e punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë

29 Tetor, 2019 - 4:35 pm

Në Bazel të Zvicrës, u mbajt konferenca e koordinatorëve të shteteve anëtare të MEDS (Meeting of Design Students), me c`rast Kosova u zgjedh si vendi pritës i punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë, për vitin 2021.  

Në mesin e shteteve konkurruese ishin Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para. MEDS- meeting of design students, mbledhë për çdo vit, më shumë se 300 student të fushave të dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Europa dhe bota. Në vitin 2021, MEDS-Miqt, do të organizohet në Prishtinë, nga Meds Kosovo, për të bërë ndërhyrje urbane në lagjet e Prishtinës! Kosova merr pjesë në punëtoritë e organizuara nga MEDS që nga viti 2010! 

Ndërsa sot, me votat e shumicës së Koordinatorëve Nacional të shteteve anëtare, Kosova është organizatori zyrtar i MEDS 2021. /Kosova.info/ KultPlus.com

Të ngjajshme