Kosova pas vitit 1999: Koha kur ushtarët adoleshentë britanikë gjetën 21 varreza masive

7 Nëntor, 2021 - 8:15 pm

22 vjet më parë, kur përfundoi Lufta e Kosovës, trupat nga qyteti i Reading zbuluan më shumë se 20 varre masive në vend, i cili ishte i shkatërruar tërësisht. Ky është një shkrim i botuar nga Reading Chronicle që tregon historinë e këtyre ushtarëve të cilët ishin në moshë të re kur erdhën në Kosovë me mision për të gjetur varrezat masive të shqiptarë të vrarë nga forcat serbe. Ajo që ata panë, la shenja në jetën e tyre.  

Me poshtë gjeni lajmin e plotë të përkthyer:

Lufta filloi në vitin 1998 dhe sapo konflikti përfundoi, mbi 100 anëtarë të regjimentit Royal Gloucestershire, Berkshire dhe Wiltshire u përballën me një nga misionet e tyre më të vështira ndonjëherë, i cili ishte pjesë e operacionit paqeruajtës të NATO-s.

Varret ishin në qytetet e Drenasit dhe Lipjanit dhe për shkak se këto dy vende ishin të vetmet zona ku po kryhej një formë kontrolle nga policia dhe kishte autoritet, ushtarëve jo vetëm iu kujtua shkatërrimi masiv, por dhimbja e asaj që lufta u kishte bërë atyre në Kosovë.

Nëntetar David Renals, një tjetër nga trupat në zonë, shtoi: “Kam qenë në një numër patrullash në zonën ku kam parë mizori ose varre masive.”

Pamja e vrasjeve në varrezat masive kishte lënë gjurmë te ushtarët e Readingut, shumë prej të cilëve ishin në adoleshencë në atë kohë.

Njëri nga ushtarët u ndal për të vendosur lule në një fushë që kishte varre të shumta të pashënuara dhe të sapo gërmuara.

Pasi ishin në zonë, ushtarët folën edhe me vendasit për të ofruar mbështetje. / KultPlus.com

Të ngjajshme