Kosova po përgatitet për një paraqitje të shquar në Bienalen e Artit të Venedikut

3 Tetor, 2023 - 9:07 pm

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar artisten Doruntina Kastrati, kuratoren Erëmirë Krasniqi dhe komisioneren Hana Halilaj për përfaqësimin që do t’ia bëjnë Kosovës në Bienalen e Artit në Venedik vitin e ardhshëm, shkruan KultPlus.

Siç njofton Çeku, nga takimi i fundit, ata diskutuan konceptin e projektit “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”.

Gjithashtu, u bisedua edhe për përgatitjet për prezantimin para artistëve dhe artdashësve të botës. /KultPlus.com

Të ngjajshme