Kosova, vendi i 9-të në botë për bamirësi, i 5-ti për dhurimin e parave si shtet

18 Qershor, 2021 - 11:45 pm


Kosova është radhitur në top 10 vendet e para në botë sa i përket bamirësisë, përcjell KultPlus.

Sipas raportit të WGI, Kosova kësaj radhe ka zënë vendin e 9’të për nga vendet më bamirëse në botë.

Shumica e vendeve perëndimore të cilat zakonisht zinin 10 vendet e para kanë rënë në renditje, ka të ngjarë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kosova radhitet pas Indonezisë, Kenisë, Nigerisë, Miamarit, Australisë, Ganës, Zelandës së Re dhe Ugandës, duke lënë mbrapa vendet më të pasura të perëndimit.

Kosova në anën tjetër, është radhitur në vendin e 5’të sa i përket dhurimit të parave për nga shtetet, duke lënë kështu mbrapa vetës vende si Britania e Madhe, Holanda e Zelanda e Re. / KultPlus.com

Të ngjajshme