Kosovare Asllani bëhet gruaja e parë që merr çmimin ‘Këmba e Artë’ (FOTO)

22 Dhjetor, 2022 - 12:50 pm

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është bërë gruaja e parë që ka marrë çmimin ‘Këmba e Artë’, i ndarë nga Principata e Monakos.

Asllani tha se ky është një çmim që ndahet për dikë me një karrierë të madhe ndërkombëtare, është të paktën 29-vjeç dhe ka një personalitet të fortë.

Bashkë me Asllanin, çmimin e njëjtë e ka fituar edhe Roberto Lewandowski, për meshkuj.

“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një lojtare grua”, shkroi Asllani në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shtoi ajo.

Asllani falënderoi Monakon, Princin Albert, Presidentin Antonio dhe gjithë organizatën, për mirënjohjen.

“Ky çmim përfaqëson futbollin e grave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, përfundoi futbollistja me renome botërore. / KultPlus.com

Të ngjajshme