Krerët shtetërorë bëjnë homazhe te ‘Adem Jashari’

17 Shkurt, 2024 - 11:46 am

Krerët e shtetit, në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Përveç krerëve shtetëror, homazhe pranë varreve të famijles Jashari po bëjnë edhe qytetarë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare/ KultPlus.com

Të ngjajshme