Krijohet kostumi anti-Covid, mbron mjekët 100% nga infektimi

20 Korrik, 2020 - 10:52 am

Prej më shumë se 4 muajsh mjekët janë ata që ndodhen në frontin e parë të luftës me virusin Covid-19, të cilëve u duhet të mjekojnë e përkujdesen për pacientë të infektuar.

Prandaj është shumë i lartë edhe numri i mjekëve që kanë ndërruar jetë gjatë misionit të tyre heroik.

Kjo ka futur në punë shkencëtarët për të shpikur çdo masë mbrojtjeje që do t’i shpëtonte doktorët nga infektimi. Shkencëtarët meksikanë, siç përcjell Shqip shkrimin, kanë arritur të krijojnë një veshje për personelin mjekësor që kujdeset për pacientët me Covid-19.

Kompani XE Medica Ambulancias ka krijuar një kostum hermetik që do t’i mundësojë mjekëve një lëvizje të lirë, si dhe nuk krijon nxehtësi.

“Është një kostum krejtësisht hermetik. Qëllimi kryesor ishte që kostumi të ishte hermetik, më pas punuam që të ishte edhe i freskët, pasi mjekët mendojnë dhe punojnë më mirë kur ndihen rehat gjatë punës”, thotë Fernando Aviles, drejtori i kompanisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme