Krishtlindje të vetmuara, turistët braktisin vendlindjen e Babadimrit

21 Dhjetor, 2020 - 7:58 pm

Krishtlindjet në vendlindjen e Babadimrit këtë vit mund të cilësohen si më të vetmuarat, ndërsa numri i vizitorëve në parkun zbavitës është ulur ndjeshëm. Me dhjetëra biznese rrezikojnë falimentin, teksa të ardhurat e humbura përllogariten në 700 milion euro.

Kjo ndoshta është Krishlindja më e vetmuar në vendlindjen e Babadimrit. Parku zbavitës që ndodhet në pjesën veriore të Finlandës ka regjistruar një numër shumë të ulët vizitorësh dhe kjo situatë ka detyruar bizneset e turizmit të bëjnë zgjedhje të vështira, duke shkurtuar 5 mijë vende pune, ndërsa përllogariten rreth 700 milionë euro të ardhura të humbura.

“Këto janë kohëra vërtet të vështira për ne dhe kompanitë e turizmit. Ne tashmë kemi marrë lajmet e para të falimentimeve dhe do të ketë më shumë,” tha Sanna Kärkkäinen, drejtuese ekzekutive për promovimin e turizmit, transmeton oraneës.

Nën kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë, turmat në qytetin Lapland të Rovaniemi janë zvogëluar ndjeshëm dhe vendi i mrekullive të gëzueshme të dimrit duket si fantazmë dhe i braktisur.

Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe i vështirë”, thotë Santa nga prapa një ekrani të instaluar në shpellën e tij, duke shtuar se vizitorët e tij po përpiqen të harrojnë dhe të shijojnë gëzimin e Krishtlindjes.

“Njerëzit këtë vit mbi të gjitha më kanë kërkuar lumturi dhe shëndet “, ndërsa fëmijët ende duan lodra dhe lojëra, thotë ai.

Në këtë situatë kufizimesh dhe izolimi për të gjithë, për Santa Claus mbetet vetëm të dërgojë këtë urim.

Të ngjajshme