Kristen Bell kthehet si narratore për vazhdimin e “Gossip Girl”

9 Nëntor, 2019 - 7:00 pm

Kristen Bell do të bëhet Gossip Girl edhe një herë për ta bërë narracionin e ribërjes së serisë së ardhshme.

Ylli i “Frozen” ia huazoi zërin hit-dramës për adoleshentë nga viti 2007 deri në vitin 2012, ndërsa tani ajo do të kthehet në franshizë për të ndihmuar që t’i tregojë tregimet e një gjenerate të re të adoleshentëve të shkollës private me seli në New York.

Rimejku i “Gossip Girl” do të vendoset tetë vjet pas ngjarjeve të serialit të mëparshëm gjashtë-sezonësh, i cili ishte i bazuar në romanet për të rinjtë e rritur të Cecily von Ziegesar, dhe i cili ishte meritor që i shndërroi Blake Lively, Leighton Meester, Penn Badgley, Chace Crawford, Ed Westwick dhe Taylor Momsen në yje.

Duke e paralajmëruar marrëveshjen me Bell, producentët thonë: “Kristen Bell gjithmonë ka qenë dhe do të jetë zëri i Gossip Girl.”

Image

Detajet e tjera të kastingut ende nuk janë zbuluar.

Rimejku i serisë, i zhvilluar nga producentët origjinalë të serisë Joshua Safran, Josh Schwartz dhe Stephanie Savage, është vendosur të transmetohet në shërbimin e ri amerikan për streaming HBO Max. /KultPlus.com

Të ngjajshme