30 Prill, 2025 - 5:41 pm
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdoi homazhet dhe nderimet gjatë ditës së sotme në Marinë, në kompleksin Memorial dhe te varri i komandantit Ilaz Kodra, në 26-vjetorin e rënies së tij.
“Ilaz Kodra, komandant i Brigadës 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, ra heroikisht më 30 prill 1999 në luftime për të mbrojtur atdheun dhe popullatën civile kundër forcave serbe”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kurti nderoi edhe 42 dëshmorët e rënë bashkë më në krye komandant Ilaz Kodrën.
“Në këtë përvjetor të masakrave të Serbisë në Kosovë, nuk harrojmë krimet e së kaluarës dhe sakrificën e bërë për liri. Lavdi për komandant Ilaz Kodrën, bashkëluftëtarët e tij, dhe të gjithë dëshmorët e martirët e kombit”, ka thënë Kurti.