Kryeministri Kurti: Rektorit Statovci i kemi shumë borxh, lartësoi Universitetin

1 Tetor, 2023 - 1:09 pm

Sot bëhen 26 vite nga protesta më e madhe studentore e vitit 1997, e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Protestat i kishte mbështetur edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Kryeministri Albin Kurti, në këtë përvjetor së bashku me disa nga organizatorë të kësaj proteste, Bujar Dugollin, Driton Lajqin e të tjerë, kanë bërë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. Kurti ka  vlerësuar lartë figurën e profesor Statovcit

“Erdhëm të varri i profesorit Statovci, që ishte rektor për 6 vite ku Universiteti u ringjall teksa udhëhiqej me rezistencë të atëhershëm. Vendosem lule të freskëta në nderim të profesorit që i kemi aq shumë borxh, i cili Universitetin e lartësoi në aspektin ndërkombëtarë dhe politiko- shoqëror.”, deklaroi kryeministri Kurti./RTK/KultPlus.com

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të ngjajshme