Kurti e Çeku urojnë Zhegrovën pas transferimit në Juventus: Ne të gjithë jemi krenarë me të

2 Shtator, 2025 - 10:31 pm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri Hajrulla Çeku kanë uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij në gjigantin italian, Juventus.

Kryeministri Kurti pëmes një shkrimi në rrjetin social Instagram ka thënë se transferimi i sportistit Zhegrova në Juventus është lajmi më i rëndësishëm i javës.

“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, ka shkruar Kurti./ KultPlus.com

Të ngjajshme