Kryeministri Rama i përgjigjet gjimnazistes: Dëgjo mendjen dhe zemrën

20 Tetor, 2021 - 8:57 am

Përmes një mesazhi, gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës kryeministri Edi Rama iu përgjigj një vajze që ka dilema nëse duhet të ikë jashtë vendit apo të qëndrojë në Shqipëri.

Rama e këshilloi atë të pyesë mendjen dhe zemrën dhe në fund të ecë përpara. Ai mori shembullin e futbollistit Leo Messi, i cili, Rama tha se e pa ëndrrën dikur me sy hapur dhe e bëri realitet, pavarësisht asaj që i thonin të tjerët.

“Vajza që bëri një pyetje. Nuk di tha si t’ia bëj, a duhet të shkoj jashtë apo duhet të rri këtu? A duhet të zgjedh ça më thonë? Pyet mendjen, dëgjo zemrën dhe ec përpara. Pasi t’i kesh dëgjuar të gjitha, pyet mendjen tënde.

Bëj një verifikim me zemër. Nëse mendja të thotë kjo është rruga dhe zemra nuk të jep shenjë mendohu prapë sepse mund të ngelesh në mes të rrugës. Kjo botë është e guximtarëve dhe shkon më lart ai, guximtarët janë më shumë ajo në fakt. Sheh një ëndërr me sy hapur dhe ka kurajon ta ndjekë.

Meqë janë çunat këtu, Leo Messi ishte një problem. Nuk rritej dot, Prindërit kishin hall se do ngelej xhuxh ai shihte ëndërr me sy hapur se do bëhej lojtari më i mirë i botës. Fitoi ai sepse pati vullnetin ta ndjekë çmendurinë deri në fund. Po e patë ëndrrën me sy mbyllur bëni kujdes, po e patë me sy hapur e arrini”, u shpreh Rama./lapsi.al/KultPlus.com

Të ngjajshme