Kryeminstri Kurti për vazhdimin e programit të MCC për Kosovën: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë

30 Korrik, 2025 - 7:21 pm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të  Administratës Trump për vazhdimin e Kompaktit të MCC për Kosovën.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.

“Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.

Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm”, thuhet në shkrimin e Kryeinistrit Kurti./ KultPlus.com

Të ngjajshme