Kryetari Rama njofton për lansimin e aplikacionit ku qytetarët mund të raportojnë për problemet në infrastrukturë

23 Nëntor, 2023 - 11:10 am

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se është lansuar aplikacioni “Raporto problemin”, ku qytetarët e Prishtinës mund të raportojnë për çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe probleme të tjera.

Rama është shprehur se ky inovacion do të bëjë ndryshime thelbësore në jetën tonë komunale.

“Të dashur qytetarë,

Fjala juaj ka fuqi të madhe në Kryeqytet, dhe këtë më së miri mund ta ndani përmes linkut të ri të cilin e kemi krijuar për të përmirësuar përmes juve infrastrukturën e Prishtinës.
Ky inovacion do të bëjë ndryshime thelbësore në jetën tonë komunale.
Në link ju mund të:
Raportoni çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe shumë të tjera.

Kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj!
https://www.prishtinaonline.com/raportoproblemin”, shkruan Rama. / KultPlus.com

Të ngjajshme