Kujtohen Migjeni dhe Agolli, konferencë me rastin e lindjes së dy kolosëve të letërsisë

13 Tetor, 2021 - 7:00 pm

Dritero Agolli dhe Migjeni janë përkujtuar në një konferencë të veçantë me rastin e lindjes se tyre. Studiues, shkrimtarë dhe personazhe të tjera nga fusha të ndryshme kanë vlerësuar kontributin e dy kolosëve në letërsinë shqiptare.

Kur ti të jesh merzitur shumë
Në raft të librave kërkom
Aty i fshehur do të jem unë
Në ndonjë raft a ndonjë shkronjë

Këto janë vargjet e shkruara nga e një prej kolosëve të letërsisë shqipe, Dirtëro Agollit dhe te interpretuara nga e bija në 90- vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Akademia e shkencave përkujtoi lindjen e dy gjenive të letrave Dritëro Agollit si dhe 110-vjetorin e lindjes së Migjenit.

Të pranishëm në konferencë ishin emrat më të njohur jo vetëm të letërsisë, por dhe të politikës, e fushave të tjera. Ndonëse dhimbja e humbjes së Dritëroit është ende e madhe vajza e tij Elona kujton si baba, por dhe si poet.

“Për mua është baba i shtrenjët, por ndërkohë mund ta konsideroj veten si lexuesja e parë ë tij. Ndiehem e lumtur, pasi ndjej një vëmëndjë, kujdes, respekt, dashuri për veprën e babait tim nga të shumtë. Mungesa e tij fizike ndiehet dhe sjell një boshësi.”

E veçanta e kësaj konference, veç kumtesave ishte paraqitja e librit “Skicat dhe tregimet e Migjenit si dhe botimi i tezës së diplomës të shkrimtarit Dritëro Agolli, mbrojtur më 1957 në Petersburg.

Të ngjajshme