Kuka: Shpresojmë që Erza të marrë pasaportën shqiptare

22 Mars, 2022 - 10:52 am

Trajneri Driton Kuka, e ka prezantuar edhe një herë përpara publikut xhudisten Erza Muminoviqi, ku edhe ka shkruar për sukseset që kjo e fundit ka arritur, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Kuka, shkroi se Muminoviq është sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja.

“Po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë, të Shqipërisë, për pajisje me pasaportë shqiptare”, shkroi Kuka.

Postimi i tij i plotë:

“Për një ditë të mbarë …
Erza Muminoviqi sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja!
Kampione Evropiane U18
Medaliste Botërore e Evropiane U21
Medaliste Olimpike U18
Një garuese me perspektivë e cila nese dëgjon këshillat që të garoj 48 kg do arrij Normën Olimpike jam i sigurt …
Sivjet Botërori U21 por edhe gara tjera mbahen në shtete që se njohin Kosovën dhe po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë 🇦🇱 për pajisje me pasaportë Shqiptare!”. /KultPlus.com

Të ngjajshme