KultPlus ju fton: Një gotë verë për shpirtin e Nexhmijes sonë

9 Shkurt, 2020 - 9:29 am

Nexhmije Pagarusha, Bilbili i Këngës Shqipe, ndërroi jetë këtë javë.
Nuk e prisnim, por edhe nuk ishim e nuk jemi gati ta pranojmë një vdekje si kjo, e një gruaje legjendë e cila me zërin e saj i dha jetë plot melodive, i dha jetë këtij populli ndër vite e regjime.

KultPlus.com – gazeta e parë shqiptare e këtij formati që raporton për art dhe kulturë, sot, e diele, prej orës 13:00 e deri në orën 16:00 ju fton në KultPlus Caffe Gallery për një gotë verë për Nexhmijen tonë. Me Nexhmijen nuk ka ikur asgjë, përjetësia e saj është e sigurtë.

Ju ftojmë që të vini e të pini një gotë verë për Nexhmije Pagarushën, në një hapësirë si KultPlus Caffe Gallery, ku këngët e Nexhmijës tash e disa kohë jehojnë të mrekullueshme, të mishëruara, ashtu si vetë ajo.

Për komunitetin artistik, për njerëzit e thjeshtë që janë dehur me muzikën e Nexhmije Pagarushës, për secilin e secilën prej jush, ejani në këtë takim ku do të dëgjojmë këngët e Nexhmijes, do të pijmë për sytë e saj të bukur.

Ngjarja është e hapur për të gjithë. Sot, e diele, ora 13:00 deri në orën 16:00 në KultPlus Caffe Gallery.

Të ngjajshme