KultPlus në shtëpinë e çdo lexuesi, në ditët festive me intervista ekskluzive

30 Dhjetor, 2023 - 9:00 am

KultPlus – e para gazetë online shqiptare që i kushtohet raportimit të denjë mbi artin dhe kulturën, edhe këtë fundvit është përkujdesur për lexuesit e saj.

Sukseset e Kosovës ishin të shumta këtë vit nëpër sfera të ndryshme, andaj KultPlus këto suksese do t’i gëzojë edhe njëherë duke sjellur intervista ekskluzive të cilat do të mund t’i lexoni më 30 e 31 dhjetor si dhe 1 e 2 janar në ditët e festive të Vitit të Ri 2024.

Rauf Dhomi, Marin Mema, Luljeta Bozo, Emira Seilimi, Gersi Troka, Ilir Ikonomi, Gentian Doda, Rudina Xhaferi, Shqipe Kamberi, Branka Petriq, Anila Shaqiraj, Ermal Sadiku, Anila Aliu, Mario Calivà, Kasem Hoxha, vijnë me rrëfime ekskluzive duke sjellur histori shumë interesante nga sirtarët e veprimtarisë së tyre, të gjitha këto intervista mund t’i lexoni në www.kultplus.com, që do të publikohen gjatë ditës së sotme.

Si çdoherë, ju ftojmë të na lexoni por edhe të na shkruani mbi personazhet, tregimet dhe momentet që ju doni t’i shihni në KultPlusin tonë dhe tuajin.

Urime festat! / KultPlus.com

Të ngjajshme