KultPlus shënon 12-të vjetorin, lanson Ciceronin Kulturor në nivel mbarëkombëtar 

2 Shtator, 2025 - 10:51 am

Gazeta online për art dhe kulturë me e madhja në nivel mbarëkombëtar shënon 12-të vjetorin e themelimit, gazetë që për këto vite ka promovuar artin, kulturën, historinë e trashëgiminë shqiptare. 

Me rastin e 12-të vjetorit të themelimit të KultPlus, në kuadër të kësaj plaftorme kulturore është lansuar ciceroni kulturor, që synon përfshirjen e ngjarjeve kulturore në nivel mbarëkombëtar në një adresë të vetme, ku edhe do të publikohet kalendari kulturor. 

Ardianë Pajaziti, themeluese dhe drejtoreshë e KultPlus ka shpjeguar se qëllimi i këtij ciceroni kulturor është që të përfshijë të gjitha eventet në një hapësirë, me qëllim që të bëhet më i lehtë planifikimi i përcjelljes së ngjarjeve kulturore nga audienca. 

Ciceroni kulturor lansohet në kuadër të fushës së marketingut, dhe të gjithë ata që shprehin dëshirë të lajmërojnë audiencën për eventet e tyre mund të shkruajnë në [email protected] ose në 049 119 400.

Ndërkohë, kujtojmë që për këto 12-të vjet të punës së KultPlus, gazeta online oër art dhe kulturë nën brendin e saj ka edhe Qendrën Kulturore “KultPlus Caffe Gallery”, mbrëmjen artistiike “Ta zbardhi ftyrën” dhe konkursin mbarëkombëtar “KultStrofa”./ KultPlus.com 

https://www.kultplus.com/kult-ciceroni

Të ngjajshme