Kumbaro: Qeparoi, kryevepër e arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë pranë brigjeve të Jonit

19 Korrik, 2025 - 1:00 pm

Qendra historike e fshatit Qeparo, ndodhet në bregdetin e Himarës dhe është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Ajo pasqyron një harmoni të rrallë mes arkitekturës dhe peizazhit natyror. E vendosur mbi kodra me pamje mahnitëse, ajo ruan kujtimet e një jete të thjeshtë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të zonës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela dhe Kumabro ndau sot pamje nga Qeparoi i Vjetër, të cilin e cilësoi një kryevepër të arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë e ullinjtë shekullorë, skalitur pranë brigjeve të Jonit.

Qendra historike e fshatit Qeparo ruan një shtrirje urbane dhe ansambël karakteristik banesash të shekujve XVIII-XIX, të cilat pasqyrojnë mënyrën tradicionale të ndërtimit në zonat bregdetare.

Një karakteristikë e qendrës historike të Qeparoit është rrjeti rrugor me kalldrëm. Rrugicat pasqyrojnë mënyrën e organizimit shoqëror dhe ekonomik të qytetit.

Qeparoi është nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj. Qendra historike e këtij fshati përfshin disa monumente kulture të shpallura, mes tyre banesa tradicionale dhe objekte fetare./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme