Kur duhet t’i tregoni fëmijës tuaj se babadimri nuk ekziston?

17 Dhjetor, 2020 - 9:57 pm

Festat e fund vitit janë fare pranë, dhe çdo ambient i shtëpisë tuaj është mbushur me zbukurime dhe kukulla Santa Klaus, nëse keni fëmijë të vegjël.

Por magjia nuk zgjat përgjithmonë, sepse ndërsa fëmijët tuaj rriten, ata bëhen vetëm më kureshtarë, duke bërë pyetje si se babadimri ka shpërndarë të gjitha dhuratat brenda një natë? Dhe pse ai mori më pak dhurata se shoku i tij?

E kështu vjen një moment, që ti si prind duhet t’i tregosh të vërtetën një fëmije që është rritur me idenë se babadimri ekziston.

Psikologia e fëmijëve Dr. Amanda Gummer thotë se është një kohë e mirë për t’u thënë fëmijëve tuaj të vërtetën në vitin e gjashtë para se të nisin shkollën fillore – por kjo varet nga fëmija, shkruan Mirror, transmeton KultPlus.

Dr. Gummer gjithashtu paralajmëron për rreziqet e gënjeshtrave të vazhdueshme të fëmijëve tuaj për Santa Klausin.

Ajo shpjegoi: “Është e rëndësishme që fëmijët tuaj të besojnë dhe të besojnë në atë që ju u thoni atyre kështu që nëse mbani mitin për një kohë të gjatë ekziston rreziku që të dëmtoni besueshmërinë tuaj tek ta që mund të jetë e dëmshme për raportin tuaj kur ata fillojnë të rriten”.

Po ashtu, është mirë t’u shpjegoni babadimrin më shumë si një koncept për mirësinë dhe për zemërgjerësinë se sa si një person që ekziston dhe gëzon fëmijët me dhurata. / KultPlus.com

Të ngjajshme