Kur është hera e mbramë që ke fikur dritat, ke qëndruar vetëm në dhomën e errët, për ta ndriquar terrin e brendshëm? 

2 Tetor, 2022 - 9:30 pm

Shkruan: Fitim Uka

Kur është hera e mbramë që ke fikur dritat, ke qëndruar vetëm në dhomën e errët, për ta ndriquar terrin e brendshëm?
Kur është hera e mbramë që iu ke thënë “mjaft më” britmave të të tjerëve, zhurmës që prodhon i huaji, për të dëgjuar zërin tënd të ëmbël, qenien tënde të brendshme?
Kur është hera e mbramë që vetja të ka bërë shoqëri dhe dëshira jote është kthyer në urdhër për veten?
Kur është hera e mbramë që ke sfiduar rregullin, për t’i dhënë frymë qenies rebele që fle e lidhur nga norma të pakuptimta?
Kur është hera e mbramë që n’mëngjes je zgjuar me elanin e brendshëm, i ke buzëqeshur pasqyrës, ke rrahur shpatullat tua dhe i ke dhënë duartrokitjen e merituar vetes që sfidoj çdo pengesë në të djeshmen?
Kur ështe hera e mbramë që jetës i dhe ngjyrat që deshe, i dhe udhë ëndrrës tënde për të nesërmen? /KultPlus.com

Të ngjajshme