Kur Fan Noli “korrigjoi” të dhënat personale

14 Korrik, 2021 - 4:59 pm

Publikuar pak kohë më parë në “Facebook”, nga eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj, ky dokument vë në dukje se Noli, dikur, në vitin 1911, nuk ka pranuar të quhej turk.

Junçaj thekson më tej, se, siç paraqitet në pamjet e publikuara, personalitetin mjaft të dashur për shqiptarët, ka korrigjuar gjithashtu edhe dokumentet e paraqitura nga oficeri, teksa Noli po vizitonte Amerikën.

“Nga arkivat në SHBA.

Ardhja e regjistruar e Fan Nolit, për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në datën 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bej Konicën në Boston.

Kombësia? – Turkey (Turqi)
Rasa etnike?- Ofiseri fillimisht shkrua “Turkey”.

Kjo fotografi tregon se, sigurisht, Fan Noli e korrigjon dhe thotë “Jo Turqi, ALBANIA “

Fan Noli – Shqiptar i vërtet,”- shkruan eksperti i krimeve. / Konica.al / KultPlus.com

Të ngjajshme