Kur mbretërit më të fuqishëm në botë u bënë bashkë (FOTO)

3 Prill, 2021 - 6:58 pm

Në maj të vitit 1910, mbretërorët evropianë u mblodhën në Londër për funeralin e Eduardit VII. Mes pjesëmarrësve në ceremoni ishin nëntë mbretër në krye të froneve të tyre, të cilët u përjetësuan të gjithë së bashku në një fotografi.

Në këmbë nga e majta: mbreti Haakon VII i Norvegjisë, cari Ferdinand i Bullgarisë, Mbreti Manueli II i Portugalisë, kaizeri Vilhelmi II i Gjermanisë dhe Prusisë, Mbreti George I i Greqisë dhe Mbreti Alberto I i Belgjikës.

Ulur nga e majta: Mbreti Alfonso XIII i Spanjës, mbreti George V i Anglisë dhe mbreti Frederik VIII i Danimarkës.

Nga nëntë sovranët në foto, katër u dëbuan nga froni dhe njëri u vra. Brenda 5 vitesh, Britania e Madhe dhe Belgjika do të hynin në luftë kundër Gjermanisë dhe Bullgarisë. Vetëm pesë nga nëntë monarkitë e përfaqësuara në fotografi ekzistojnë edhe sot. / KultPlus.com

Të ngjajshme