Kur presidenti francez dekoronte Esat Pashën me titullin e ”Oficer i madh i legjionit të nderit”

2 Janar, 2020 - 11:26 am

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Janar 2020

“Excelsior” ka botuar, të premten e 14 prillit 1916, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dekorimin e Esat Pashë Toptanit nga presidenti francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha merr titullin e Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje, Presidenti i Republikës (Raymond Poincaré) dekoroi Esat Pashën me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” në prani, të z. de Fontenay, ministrit të Francës në Shqipëri, dhe z. Krajewsky, delegat francez në komisionin e kontrollit të Shqipërisë.

Presidenti i qeverisë së Shqipërisë u tregua i prekur thellësisht nga pritja që iu bë dhe falënderoi duke shpresuar se po afronte momenti kur ai do të bëhej akoma dhe më i denjë për simbolin e nderit qe Franca i bëri. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-presidenti-francez-raymond-poincare-dekoronte-esat-pashen-me-titullin-e-oficerit-te-madh-te-legjionit-te-nderit-excelsior-1916/?fbclid=IwAR04dEqv4s0KUBCtsHQC7dAv8m8upARUOCeZGegNAyyBQB8rSg06N4Uc9Mk

Të fundit

Të ngjajshme