Kur u vra Floyd, reperi Cube ishte duke dhënë intervistë për vrasjet raciste

5 Qershor, 2020 - 9:58 pm

Dy javë para se Amerika të shpërthente në protesta për shkak të vrasjes së George Floydit nga policët, reperi Dr. Dre kishte folur për karrierën e tij 30 vjeçare për revistën NME.

Të enjten e kaluar, Ice Cube do të duhej të shfaqej në programin më të shikuar televiziv të mëngjesit “Good Morning America”, por herët të njëjtin mëngjes, ai kishte shkruar në Twitter: ”Kërkoj falje nga të gjithë, por pas ngjarjeve në Minnesota me vrasjen George Floyd, nuk ndihem t’ them Amerikës mire mëngjesi”.

Pas shpërthimit të protestave, Cube kishte shkruar “më përpara arrestojnë me qindra qytetarë amerikanë, se sa tre njerëz të tyre (policë)”.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk e di pse njerëzit nuk kuptojnë se ndryshimet duhet t’i bëjmë së bashku”, kishte shtuar ai, transmeton KOHA.

Para dy jave, kur NME foli me Ice Cube në shtëpinë e tij në Los Angelos, George Floyd ishte ende gjallë.

Aq të shpeshta janë vrasjet raciste në Amerikë, sa që në momentin kur ndodhi intervista, Ice Cube po fliste për vrasjen e Ahmaud Arbery, 25 vjeçarit afro amerikan i cili ishte vrarë gjersa po vraponte për sport. Kanë kaluar tre dekada që nga koha kur Cube i përshkroi njerëzit afro amerikanë si “specie e rrezikuar” në albumin e tij “AmeriKKA’s Most Wanted”. “Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra që nga ajo kohë”, tha Cube.

“Përparimi është i ngadalshëm. Mund ta ndryshosh ligjin më shpejtë se që mund të ndryshosh zemrat e njerëzve”, shtoi ai.

Ice Cube kishte shkruar këngën ‘Fuck tha Police’ në vitin 1998, këngë e cila u bë himn dhe përfaqëson tensionin në mes policëve dhe civilëve sidomos në Los Angeles, ku pas katër viteve të publikimit të kësaj kënge situata shpërtheu në kryengritje të madhe kur katër policë u akuzuan për rrahjen e Rodney Kingut. Paralelet me sot janë shumë te dukshme, dhe Cube thotë se e vetmja mënyrë jashtë këtij rrethi të keq të frikës, dhimbjes dhe dhunës është me anë të bashkimit.

“Nuk e di pse nuk kuptojmë që këtu jemi së bashku. Nuk do të funksionojë nëse ndahemi. Duhet të përzihemi si komunitete. Duhet t’i ndihmojmë njëri tjetrit. Është e vetmja mënyrë”, tha ai.

Cube, i cili tani është 50 vjeç, ka folur për dhunën e policisë gjatë tërë karrierës së tij. /KultPlus.com

Të ngjajshme