Kurti i tronditur me sulmin në Amerikë: Zemrat e mendjet tona janë me familjet e viktimave

25 Maj, 2022 - 3:15 pm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit që ndodhi në një shkollë në Uvalde në Teksas të Amerikës, ku humbën jetën 19 nxënës dhe 2 të rritur, përcjell KultPlus.

Kurti përmes një reagimi në rrjetin social Twitter ka thënë se është i tronditur nga ky rast.

“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e gjithashtu edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. /KultPlus.com

Të ngjajshme