Kurti: Kosova pa mëdyshje dënon sulmet terroriste ndaj Izraelit, qëndrojmë me të prekurit

7 Tetor, 2023 - 2:52 pm

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova qëndron me Izraelin pas sulmeve terroriste që ndodhën atje. 

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”.

Më herët ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. 

Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta.Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Të ngjajshme