Kurti për mungesen e energjisë elektrike: Do të dalim me propozime për zgjidhje afatgjate

26 Dhjetor, 2021 - 4:35 pm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë edhe një herë tjetër se e kupton frustrimin e secilit qytetarë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, transmeton KutPlus.

Në mbledhjen e përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, deklaroi se edhe ai është i frustruar nga kjo mungesë.

“Unë e kuptoj sot frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustruar. Por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na e lan shtetin, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën e larg syve të qytetarëve, ata s’kishin se si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e në skëterrë”, deklaroi ai.

Tutje, i pari i ekzekutivit shtoi se gjatë vitit që vjen do të dalin me propozime për zgjidhje afatgjate, e cila do të marr parasysh kërkesën e Kosovës për rritje për energji në dyzet vitet e ardhshme dhe burimet energjetike për të plotësuar këtë kërkesë. /KultPlus.com

KEDS: Tash e një muaj Kosova është në krizë energjetike, financat janë  shterur deri në fund

Të ngjajshme