Kurti tregon një propozim për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë

21 Shkurt, 2024 - 10:41 am

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se qentë endacakë po vazhdojnë të jenë shqetësim i çdo komune.

Në lidhje me këtë problem, Kurti tha se qeveria ka formuar grupin koordinues të udhëhequr nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku sipas tij, strategjia e këtij grupi parasheh ndërtimin e katër strehimorëve për qen.

“Strategjia e dalur nga ai grup parasheh disa hapa ndërinstitucional, ndër to ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenve. Për momentin, grupi punues propozon ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna, në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan/Kamenicë”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë i ftoi kryetarët e komunave që të punojnë ngushtë me grupin koordinues në mënyrë që të ketë zgjidhje problemi i qenve endacakë. / KultPlus.com

Të ngjajshme