Kurti viziton familjen e gazetarit e shkrimtarit Bajram Sefaj: Një jetë që ia ka vlejtur fort

17 Mars, 2024 - 5:30 pm

Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj, i cili vdiq të martën në moshën 83 vjeçare.

Kurti, siç njofton zyra e tij, tha se Sefaj do të kujtohet përherë për punën e tij fisnike si gazetar dhe për krijimtarinë e tij të pasur letrare dhe publicistike.

“Një jetë e plotë që ia ka vlejtur fort. Për veten e tij dhe për neve që e njohëm, i lexuam e do t’i lexojmë përsiatjet dhe përvojat e tij të kthyera në libra për të tjerët. Me mall e nderime për Bajram Sefajn”, shkroi Kurti në librin e ngushëllimeve. / KultPlus.com

Të ngjajshme